Shqipëria për herë të parë sot ka regjistruar gati 1000 raste me Covid 19

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitive 901 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit. Në 4 spitalet COVID po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë mbete fakti se betejën me COVID-19 e kanë fituar në 24 orët e fundit 507 qytetarë.

Nga 3864 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 901 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 57 raste në Durrës, 48 raste në Vlorë, 44 raste në Shkodër, 42 raste në Elbasan dhe Sarandë, 40 raste në Lezhë, 29 raste në Lushnje, 28 raste në Kavajë, 25 raste në Krujë, 20 raste në Fier, 18 raste në Gjirokastër, 17 raste në Mat, 16 raste në Kukës, 15 raste në Korçë, 14 raste në Kurbin, 13 raste në Berat, 12 raste në Librazhd, 11 raste në Tepelenë, 9 raste në Dibër dhe Gramsh, 8 raste në Pogradec, Divjakë, Kuçovë, Patos, 6 raste në Mallakastër, Kamëz, Skrapar, 5 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Bulqizë, 4 raste në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 3 raste në Devoll, Mirditë, Roskovec, Shijak, Cërrik, Poliçan, 2 raste në Belsh, Himarë, Kolonjë, Klos, Vorë, 1 rast në Has, Memaliaj, Maliq.

Advertisement

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Bulqizë, 1 qytetar nga Cërrik, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 48-80 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 46,927 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (30 Janar 2021)

Raste të reja ditore 901

Të shëruar në 24 orë 507

Të shtruar në spitale 287

Humbje jete në 24 orë 11

Testime ditore 3864

Testime totale 355,349

Raste pozitive 77,251

Raste të shëruara 46,927

Raste Aktive 28,955

Humbje jete 1369

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16647

Fier 2225

Durrës 1604

Shkodër 1424

Elbasan 1394

Vlorë 1303

Lezhë 1035

Korçë 913

Berat 909

Gjirokastër 595

Dibër 447

Kukës 459

Advertisement
Advertisement

You May Also Like