
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha në një postim në llogarinë e tij në Twitter tregon se përse Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.
Ndërsa citon një raport të World Justice Project për Treguesin e Korrupsionit në vitin 2021, kryedemokrati thotë se që vendi të mos jetë i pari në Evropë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisë dhe i dyti në botë për rryshfetin, është i nevojshëm vettingu i politikanëve.
LULZIM BASHA NË TWITTER
“Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë. Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cënon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së.”