Shpend Ahmeti: Hoti shpëtoi, kjo është koha më e keqe për VV-në që ta marr qeverisjen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se tani është koha më e keqe që Lëvizja Vetëvendosje të qeverisë vendin.

Sipas tij zgjedhjet e djeshme ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDK-në.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se prioritet i qeverisë së re nuk mund të jetë dialogu por ekonomia e vendit, ndërsa shton se kjo është koha më e keqe për VV-në për ta marr qeverisjen.

Postimi i tij:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhjet në fakt ishin shpëtim për Avdullah Hotin dhe për LDKnë.

E larguan nga qeverisja në momentin më të vështirë ekonomik e financiar të Kosovës pas luftes.

E poashtu edhe inicuan ndryshimet në LDK që nuk do të fillonin pa këtë debakël.

Në anën tjetër, pa marr parasysh rezultatin kjo është koha më e keqe për LVV për ta marr qeverisjen.

Pritjet janë joreale në kohën kur financat e shtetit dhe ekonomia janë buzë greminës.

Kriza potenciale e zgjedhjes së presidentit duhet të menjanohet shumë shpejtë. Dialogu në asnjë mënyrë nuk mund të jetë prioritet.

Të vetmet tri prioritete duhet të jenë ekonomia, ekonomia dhe ekonomia.