









Presidentja e Kosoves vizitoi Austrine
Ishte nje sukses i plote vizita e Presidentes Vjosa Osmani ne Austri ku u konfirmua mbeshtetja austriake per Kosoven ne rrugen e konsolidimit dhe integrimit europian. Zj.Osmani u prit nga kreret e shtetit ketu, perfshi Presidentin Van der Bellen dhe Kryeministrin Kurz.
Presidentja Osmani ne kete vizite te pare shteterore nuk mund te linte jashte vemendjes komunitetin shqiptar ne Austri duke i rezervuar perfaqesuesve te organizatave dhe shoqatave kulturore-atdhetare nje pritje te ngrohte.
Ishte nder dhe kenaqesi e veçante qe dhe Shoqata jone Arberia u perfaqesua ne takimin me Vjosa Osmanin.





Presidentja evidentoi kontributin e madh te diaspores shqiptare ne Austri qe gjate Luftes Çlirimtare ndaj okupatorit serb e deri ne mbeshtetjen ne proceset integruese europiane te shtetit te Kosoves, theksoi rendesin e integrimit tone ne shoqerine austriake duke ruajtur gjithmone te fresket krenarine per prejardhjen tone, vlerat me te mira te kultures e gjuhes amtare.
Ne takim u diskutuan nje sere çeshtjesh me rendsi kombetare e deri te rritja e efektivitetit te Shoqatave shqiptare ne Austri ne funksion te edukimit atdhetar te antareve te tyre e sidomos te brezit te ri.





Ishte nje perjetim i veçante i yni takimi me zj.Osmani, jemi krenare per Kosoven dhe Presidenten e saj!
Nje falenderim dhe per Ambasaden e Kosoves per organizimin e shkelqyer te takimit dhe gatishmerine e saj ne mbeshtetje te punes organizative dhe edukative kombetare te Shoqates sone
