Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Shokët dhe shoqet e klasës ngushëllojnë babain e Anisës nga Studeniçani

Advertisement

Kujdestarja e klasës e shoqëruar nga shokët e shoqet e kanë vizituar familjen e Anisës 14 vjeçare që ndërroi jetë në aksidentin e autobusit në Bullgari duke u kthyer nga Turqia.
Ata ishin për ngushëllime tek familja Iseni e cila përpos Anisës humbi edhe mësuesen e cila ka ligjëruar gjuhë maqedonase në shkollën fillore “Naim Frashër”, Fikrije Iseni.

Shokët e shoqet mes lotësh, ngushëlluan babain Anisës Naserin.
“Kujdestarja e klasës së Anisës shokët dhe shoqet e klasës ishin për ngushëllime tek familja e Anisës ku takuan babain e Anisës Naser Isenin dhe gjyshin Imer Iseni .Lot dhe dhimbje të pa përshkruar”, ka shkruar Burak Aliu, sekretar i shkollws fillore.

Advertisement

Read Previous

LSDM nesër vendos për dorëheqjen e Zaevit

Read Next

Nga 10 janari, udhëtimet në BE vetëm me dozën e tretë