Shoferi që shkaktoi vetaksidentin dërgohet në Prokurori

Estimated read time 1 min read

Shoferi i cili shkaktoi vetaksidentin mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, është dërguar para Prokurorisë së Qarkut.

Ai do të merret në pyetje, pas së cilës Zyra e Avokatit të Shtetit do të marrë një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurave, nëse do të kërkojë kujdestarinë për shoferin ose do ta lirojë atë. Një vendim për këtë do të merret nesër në mëngjes, shkruan index.hr.

Shoferi i dyshuar akuzohet për veprën penale ‘’Shkaktimi i aksidentit të trafikut në rrugë’’. Dënimi maksimal për këtë vepër me ligjet e Kroacisë është deri në 15 vjet.

Advertisement

Siç u raportua, shoferin e zuri gjumi për një moment dhe autobusi që po barte mërgimtarë nga Kosova devijoi nga rruga, duke lënë të vdekur 10 persona./KOHA.net/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like