Shkupi ndër qytetet më të ndotur. Ekspertët: Ndotja do të jetë problem në negociatat me BE-në

 

Ekspertët ngrejnë shqetësimin për sa i përket problemit të ndotjes së kryeqytetit të Maqedonisë Veriore – Shkupit. Ende pa filluar sezoni i dimrit, sezon kur zakonisht niveli i ndotjes rritet shumë, Shkupi këtë vit tregon parametra enorme të ndotjes, duke paralajmëruar se ky vit do të jetë mjaft i vështirë në kët drejtim. Ekspertët alarmojnë se shkaqet e ndotjes mund të jenë të ndryshme.

 

“Personalisht ndaj mendimin se komunikacioni është ndër faktorët kryesor që ndikon në shënimin e niveleve të larta të aerondtojes. Jam i këtij mendimi ngase deri tani ndaj komunikacionit nuk është ushtruar asnjë kontroll rreth asaj se cilat automjete plotësojnë standardet e nevojshme ekologjike. Para disa viteve ne hapën derën e kufijve për transportimin e automjeteve nga vendet perëndimore, duke mos i marr parasysh kriteret ekologjike, kështu që Maqedonia e Veriut u bë deponi e automjeteve të vjetra. Padyshim se komunikacioni nuk është faktori i vetëm që shkakton aerondotjen, por kemi edhe faktorë tjerë: përdorimi i lëndëve djegëse nga amvisëritë (vaj i djegur dhe tjerë), industritë si dhe faktorë tjerë. Por, unë personalisht theksin e vendos në faktorin e komunikacionit” thotë për NMK-Post, prof. dr. Afrim Osmani. Sipas tij Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit për në BE, probleme ende më të mëdha do të ketë me hapjen e kapitullit 27, që ka të bëj me mjedisin jetësor, ngase në këtë drejtim shumë pak kemi bërë lëvizje pozitive.

Advertisement

 

 

Siç raporton TV 21, Shkupi dhe Zagrebi paraprijnë listës në rajon për sa i përket ndotjes së ajrit. Kryeqyteti kroat, Zagreb, gjatë ditës së shtunë ka qenë qyteti më i ndotur në rajon dhe është renditur i dhjeti në botë, sipas listës së faqes zvicerane IQAir. Indeksi i cilësisë së ajrit në qytetin kroat është 153.

 

Ndërkaq, qyteti i dytë sipas ndotjes në rajon, njëkohësisht i 15-ti në botë, është kryeqyteti i Maqedonisë Veriore, Shkupi me një indeks të cilësisë së ajrit 139. Beogradi është në vendin e 71-të në këtë listë, Prishtina në të 80-tin dhe Sarajevën në 92-të. Vendi. -ta. IQAir zviceran ka më shumë se 10,000 stacione matëse në të gjithë botën dhe shfaq harta të cilësisë së ajrit në të gjithë botën.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like