Shkup, 168 gjoba për shofer

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara të kontrollit në komunikacion.

“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 168 gjoba prej të cilave 20 janë për vozitje pa leje vozitje, 16 dënime për mosregjistrim të automjeteve apo defekte dhe 62 masa për parkim jo të rregullt”, thonë nga MPB.
Krahas kësaj, Ministria e Punëve të Brendshme kontrolloi edhe defektet e autobusëve dhe furgonave të cilët bartin udhëtarët me transport publik. Në stacion për kontroll teknik u çuan 58 autobusë dhe furgonë prej të cilëve 6 kishin parregullsi teknike.

Advertisement

“Aksionet e përforcuara të kontrollit do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like