Shkolla shqipe në New Jersey djep i ruajtjes së kulturës shqiptare (Video)

Shkolla shqipe që vepron në kuadër të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane (QKSHA) me seli në Riverdale të Nju Xhersit kremtoi ditën e fundvitit shkollor dhe ndarjen e çertifikatave për nxënësit.
Një program i larmishëm artistik kryesisht me përmbajtje kombëtare u emitua nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët me përkushtim dhe sakrificë përpiqen që të ruajnë vlerat kulturore dhe traditat e origjinës.
Ky eveniment i cili kremtohet në mënyrë të veçantë nga komuniteti shqiptar në Amerikë, veçanërisht në Nju Xhersi dhe Nju Jork ngjall shumë interes tek popullata shqiptare e vendosur në këtë rajon.
Për më shumë rreth këtij evenimenti ju ftojmë të ndiqni kronikën në vazhdim./NMK-Post