Shkëlzen Gashi: Kurti është demagog e populist

Paraqitja e sotme e Albin Kurtit para mediave nuk i ka pëlqyer ish këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi.

Në një postim të analistit dhe ish-anëtarit të Vetëvendosjes, Rron Gjinovci ku edhe ky e kritikon paraqitjen e Kurtit ka komentuar edhe Gashi.

Gashi ka shkruar se Kurtit i doli në pah populizmi sot në paraqitjen e tij në konferencë për media.

Në një koment tjetër Gashi shkruan se nuk e ka këshilluar askënd për me qenë demagog e me folë palidhje, duke iu referuar fjalimit të sotëm të Kurtit.

E Gjinovci në postimin e tij ka shkruar se Kurti po propozon që shteti të dalë kundër shtetit.

Kjo sepse Specialja është e Kosovës.

Advertisement

Ky është postimi i tij i plotë dhe komentet e Gashit:

Albin Kurti: shteti ta organizojë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

Unë i fascinum 😀: Albini po propozon diçka të papame dej sot, shtetin kundër shtetit 🤦
Gjykata Speciale është po ashtu shteti i Kosovës, e përcaktume në Nenin 103, pikën 7 të Kushtetutës së Republikës 🙂
Dy mundësi jon: ose nuk din, ose po bon lojna politike në kurriz të drejtësisë. Dyat skandaloze.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like