Shkëlqen Haaland me het-trik, City mposht Ipswich

Shkëlqen Haaland me het-trik, City mposht Ipswich

Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Ipswich Town, në kuadër të xhiros së dytë në Premier League.

“Qytetarët” ishin të jashtëzakonshëm, sidomos Erling Haaland që realizoi het-trik, duke fituar me rezultat 4:1.

Mysafirët befasuan fillimisht duke kaluar në epërsi përmes Smamie Szmodisc (7’).

Sidoqoftë, gëzimi zgjati pesë minuta, me Cityn që u kundërpërgjigj përmes Erling Haalandit, i cili shënoi nga pika e bardhë (12’).

Dy minuta më vonë, Kevin de Bruyne realizoi një eurogol për ta përmbysur epërsinë (14’).

Ndërsa, Haaland u përkujdes për golin e tretë, ku Aro Muric bëri një ndërhyrje të zbehët (16’).

City ishte shumë dominues edhe në pjesën e dytë, me norvegjezin që e kompletoi het-trikun pas një topi të kthyer (89’).

Man City merr kreun e Premier League me gjashtë pikë derisa Ipswich renditet në fund pa pikë.