Shkarkohet bordi i AKP-së, LVV me duartrokitje

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar raportin vjetor të punës së Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2020.

Për miratimin e raportit vjetor të AKP-së votuan vetëm tre deputetë, teksa kundër ishin 64 deputetë, shkruan Gazeta Express.

Në ndërkohë në Kuvendin e Kosovës është votuar edhe për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie.

Advertisement

65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Kundër shkarkimit të bordit të kësaj agjencie ishin partitë opozitare, LDK, AAK dhe PDK. /Express/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like