Breaking News :

nothing found
27-09-2023

Shitje e madhe e mjeteve piroteknike

Advertisement

Në prag të festave të fundvitit, shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike sa vjen e bëhet më i shpeshtë. Fëmijët janë ata të cilët më së shumti i përdorin këto materiale të rrezikshme. Nga shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Shkup thonë se në këtë periudhë të vitit gjithmonë shtohen thirrjet për ndërhyrje mjekësore si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

“Më së shumti kemi përdorim të pushkaliqeve të cilat më shpesh përdoren rreth festave të fund vitit dhe atëherë mund të ndodhin dhe efekte të padëshiruara nga përdorimi i tyre. Kjo ndodh kur nuk dimë se si t’i përdorim mjetet piroteknike.

Prindërit duhet të kujdesen shumë që fëmijëve mos të ju japin kësi gjëra sepse më së shumti fëmijët janë viktimë e lëndimeve të tilla. Ata nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që ju vjen nga zjarri i pushkaliqeve dhe se mbajtja sa më e gjatë e tyre në duar mund të eksplodojë në vetë dorën, shputën e dorës apo gishtat të cilat mbeten deformitete afatgjate te ai person”.Në Klinikën e kirurgjisë Plastike në Shkup trajtohen rastet më të rënda të cilat shkaktohen si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Advertisement

Read Previous

E dhimbshme/ Një qytetari i digjet një shumë e madhe parash

Read Next

Gazmendi me Audi nxjerr gjermanin me kamion nga bora