Shilegov: Do të kandidohem për mandat të dytë si kryetar i Shkupit

    1. Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka paralajmëruar se do të rikandidohet edhe për një mandat kryetari. Ai ka numëruar sukseset që ka arritur e që i japin bazë të kërkojë edhe një herë votën e kryeqytetasve.

 

    “Ndryshimet që kanë ndodhur në qytetin tonë seriozisht janë të dukshme në të gjitha sferat urbane. Jo vetëm infrastruktura por edhe trajtimi ndryshe i mbeturinave komunale, i hapësirave publike, si dhe puna studioze dhe bazike e çështjeve më komplekse. Dyzet vite është folur për tramvaj, kurse në jemi në fazën përfundimtare të implementimit të transportit “Buss Rapid” (Autobus i shpejtë),. Ligji për huamarrje është në Parlament dhe në bazë të atij ligji ne diku në prill mundtë krijojmë kushte të shpallet tenderi për implementimin e tij dhe deri në vtin 2023 pres të futet në përdorim. E gjithë kjo mendoj se më jep të drejtë kërkoj nga LSDM ta përkrahë kandidimin tim për rizgjedhje kryetar të Shkupit në zgjedhjet e ardhshme. Unë jam njeri që i respektoj procedurat dhe duke pasur parasysh që jam përfaqësues politik i partisë politike, do të kërkoj të fitoj legjitimitet nga partia ime. Pres të fitojë këtë legjitimitet, kurse qytetarët gjithë këtë do ta verifikojnë në zgjedhjet lokale”, ka deklaruar Shilegov për sdk.mk.
Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like