Shfuqizohen ora policore dhe kufizimet për dasma!

Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi, ndërsa Shtabi i krizës pranoi lirim të masave që u sollën për shkak të virusit korona. Sipas propozimeve që këtë mëngjes duhet të kalojnë në seancë qeveritare, pritet shfuqizim i plotë i orës policore por edhe të lejohet organizimi i dasmave, koncerteve, ngjarjeve dhe mbrëmjeve nëpër klube, restorante dhe lokale në hapësirë të hapur. Kapaciteti i hapësirës duhet të jetë i mbushur maksimum 50%, ndërsa në ngjarjet e tilla nuk mund të marrin pjesë më shumë se 1000 persona.

“Është e pritshme, ne çdoherë kemi qenë më pak rigoroz për shkak të gjendjes ekonomike, ekzistencës etj. Kështu që ora policore e cila nga aspekti mjekësor nuk ka nevojë të ekzistojë, ndërsa të rinjtë më herët vijnë në shtëpi që përshtatet nga aspekti sociologjik. Gjithashtu ishte edhe e palogjikshme të ketë vetëm dasma ndërsa të tjerët të mos mund të organizojnë ngjarje. Kështu që gjithçka që është në të hapur, posaçërisht gjatë verës, mendoj se mund të kontrollohet gjendja dhe duhet të provohet”, theksoi Nikolla Panovski.

Panovski vlerëson se në uljen e numrit të të infektuarve ka ndihmuar vaksinimi dhe moti i nxehtë. Këtu nuk i shkyç edhe masat që u sollën nga ana e institucioneve.

“D.m.th. me çdo çmim të shmanget mbledhja në hapësira të mbyllura por gjithçka që bëhet të bëhet në të hapur, me distancë dhe kudo që ka më shumë njerëz të vendosen maskat. Dezinfektimi i duarve të vazhdojë dhe kjo është masë e mirë jo vetëm për këtë sëmundje, por tani në verë ka shumë enteroviruse, kështu që higjiena e duarve duhet të respektohet”, shtoi Nikolla Panovski.

Advertisement

Përveç uljes së numrit të rasteve të reja, shumë i vogël është numri i kovid-pacientëve që mjekohen në spitalet në vend. Në kovid qendrat në spitalet e vendit është paraqitur se mjekohen gjithsej 65 pacientë nga virusi korona. Nga Ministria e shëndetësisë informojnë se sot arrin sasi e re e vaksinave Pfizer ndërsa deri në fund të javës priten edhe 500 mijë vaksina Sinovak. Për nesër është paralajmëruar se do të arrijë edhe donacion prej 20 mijë doza të vaksinave Astra Zeneka nga fqinji jugor./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like