SHBA, miliarda për pilulën kundër COVID-it dhe viruseve të tjera

Shtetet e Bashkuara po investojnë 3.2 miliardë dollarë për zhvillimin e pilulave antivirale për COVID-19ën dhe viruset e tjera që mund të shkaktojnë pandemi të reja.

Eksperti i lartë amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, e bëri njoftimin të enjten në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë si pjesë e një iniciative të re të quajtur Programi Antiviral për Pandemitë.

Programi do të mbështesë punën kërkimore për zhvillimin e barnave të reja për të trajtuar simptomat e shkaktuara nga koronavirusi dhe viruse të tjera potencialisht të rrezikshme.

Tabletat për COVID-19ën janë tashmë në fazën e zhvillimit dhe mund të fillojnë të jenë në dispozicion nga fundi i vitit 2021 nëse provat klinike janë të suksesshme.

Financimi do të përshpejtojë provat dhe do të forcojë mbështetjen për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e sektorit privat.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara më parë aprovuan ilaçin antiviral remdesivir si një kurë për COVID-19ën. SHBA gjithashtu kanë autorizuar për përdorim urgjent tre kombinime të antitrupave që ndihmojnë në luftimin e virusit. Por ilaçet mund të merren vetëm nga pacientë të shtruar në spital apo në klinikë mjekësore, një problem logjistik që ka rezultuar në një kërkesë të dobët.

Kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Pfizer dhe Roche kanë filluar testimin e ilaçeve antivirale në formë pilule./ VOA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like