Shaqiri merr pjesë në takimin e Komitetit kombëtar të investimeve.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri përmes llogarisë së tij në facebook ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Zaev dhe nënkryetarin e qeverisë për çështje evropiane, Nikola Dimitrov kanë marr pjesë në takimin e Komitetit kombëtar të investimeve. Siç bën të ditur Shaqiri MSHIA është e vendosur në përpjekjet e saj për të përdorur përparësitë e industrisë së TIK dhe për të krijuar një shoqëri të përparuar të informacionit, duke rritur produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionin në sektorin publik dhe privat, shkruan Shaqiri, përcjell NMK-post.

Statusi i plotë i Shaqirit në facebook.

Mora pjesë në takimin e Komitetit kombëtar të investimeve, së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Zoran Zaev, nënkryetarin e qeverisë për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, përfaqësues i Bashkimit Europian në RMV, Dejvid Gir, shef i departamentit të bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Nikola Bertolini dhe Ministrin e Financave, Fatmir Besimi.
Në fjalimin tim, vura në dukje se Qeveria e RMV, përmes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administrate (MSHIA), është e vendosur në përpjekjet e saj për të përdorur përparësitë e industrisë së TIK dhe për të krijuar një shoqëri të përparuar të informacionit, duke rritur produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionin në sektorin publik dhe privat.
MSHIA mbetet e vendosur në zbatimin e projektit “NODE” – Ekonomia Digjitale e Maqedonisë së Veriut, e cila mund të pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Strategjia kombëtare e TIK-ut në mënyrë tematike mbulon 6 shtylla: ➡️Lidhja kombëtare dhe infrastruktura qeveritare,
➡️Centralizimi dhe ristrukturimi i TIK dhe shërbimeve të qeverisjes elektronike,
➡️ Shkathtësitë digjitale,
➡️ Hulumtimi,
➡️ Zhvillimi dhe inovacioni dhe
➡️Mbrojtja e të dhënave dhe shërbimet digjtale.
Propozova që lista ekzistuese e projekteve të plotësohet me një projekt për krijimin e një Qendre të përbashkët qeveritare të të dhënave, e cila sigurisht do të jetë pjesë e Strategjisë kombëtare të TIK, duke marrë parasysh rëndësinë e saj të madhe.
Advertisement
Projekti synon të forcojë infrastrukturën digjitale të qeverisë duke krijuar kushte të përshtatshme për akomodimin e sistemeve qeveritare të TIK, gjë që është thelbësore në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.
Qendra e të dhënave do të ketë një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e hendekut digjital që ekziston midis vendit tonë dhe vendeve anëtare të BE dhe përshpejtimin e transformimit digjital, i cili do të lehtësohet veçanërisht nga 3 rezultatet e pritura të këtij projekti, siç janë:
👉Ulja e kostove të dixhitalizimit përmes:
• Shfrytëzimi optimal i resurseve të disponueshme hardverike
• Mbajtja dhe specializimi i stafit të TIK
• Mirëmbajtja e një sistemi ftohës, furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike dhe paralajmërimi i hershëm
• Ulja e kostove për lidhje ndërmjet institucioneve dhe vendndodhjes rezervë
• Ulja e kostove aktuale për qira, kolokimin dhe përdorimin e teknologjive cloud për sistemet qeveritare
👉Rritja e disponueshmërisë dhe përmirësimi i sigurisë në menaxhimin e hardverit dhe zgjidhjeve softverike
👉Ulja e ndjeshme e efekteve të dëmshme në mjedis nga sektori digjital qeveritar./Northmacedoniapost

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like