Advertisement
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri përmes llogarisë së tij në facebook ka bërë të ditur se së bashku me kryeministrin Zaev dhe nënkryetarin e qeverisë për çështje evropiane, Nikola Dimitrov kanë marr pjesë në takimin e Komitetit kombëtar të investimeve. Siç bën të ditur Shaqiri MSHIA është e vendosur në përpjekjet e saj për të përdorur përparësitë e industrisë së TIK dhe për të krijuar një shoqëri të përparuar të informacionit, duke rritur produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionin në sektorin publik dhe privat, shkruan Shaqiri, përcjell NMK-post.
Statusi i plotë i Shaqirit në facebook.
Mora pjesë në takimin e Komitetit kombëtar të investimeve, së bashku me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Zoran Zaev, nënkryetarin e qeverisë për çështje evropiane, Nikola Dimitrov, përfaqësues i Bashkimit Europian në RMV, Dejvid Gir, shef i departamentit të bashkëpunimit në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Nikola Bertolini dhe Ministrin e Financave, Fatmir Besimi.
Në fjalimin tim, vura në dukje se Qeveria e RMV, përmes Ministrisë për shoqëri informatike dhe administrate (MSHIA), është e vendosur në përpjekjet e saj për të përdorur përparësitë e industrisë së TIK dhe për të krijuar një shoqëri të përparuar të informacionit, duke rritur produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionin në sektorin publik dhe privat.
MSHIA mbetet e vendosur në zbatimin e projektit “NODE” – Ekonomia Digjitale e Maqedonisë së Veriut, e cila mund të pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Strategjia kombëtare e TIK-ut në mënyrë tematike mbulon 6 shtylla:
Lidhja kombëtare dhe infrastruktura qeveritare,






Propozova që lista ekzistuese e projekteve të plotësohet me një projekt për krijimin e një Qendre të përbashkët qeveritare të të dhënave, e cila sigurisht do të jetë pjesë e Strategjisë kombëtare të TIK, duke marrë parasysh rëndësinë e saj të madhe.
Projekti synon të forcojë infrastrukturën digjitale të qeverisë duke krijuar kushte të përshtatshme për akomodimin e sistemeve qeveritare të TIK, gjë që është thelbësore në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike.
Qendra e të dhënave do të ketë një rol të rëndësishëm në zvogëlimin e hendekut digjital që ekziston midis vendit tonë dhe vendeve anëtare të BE dhe përshpejtimin e transformimit digjital, i cili do të lehtësohet veçanërisht nga 3 rezultatet e pritura të këtij projekti, siç janë:

• Shfrytëzimi optimal i resurseve të disponueshme hardverike
• Mbajtja dhe specializimi i stafit të TIK
• Mirëmbajtja e një sistemi ftohës, furnizimi i vazhdueshëm me energji elektrike dhe paralajmërimi i hershëm
• Ulja e kostove për lidhje ndërmjet institucioneve dhe vendndodhjes rezervë
• Ulja e kostove aktuale për qira, kolokimin dhe përdorimin e teknologjive cloud për sistemet qeveritare


Advertisement