Shaqiri: Administrata do të jetë më profesionale

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri paralajmëroi se do të ketë administratë më profesionale me riorganizimin dhe zvogëlimin e numrit të të punësuarve,përcjell nmk-post.com

Ai beson se sistemi i shpërblimit në këtë sektor duhet të rishikohet për të siguruar nivele më të qëndrueshme të pagave dhe për të promovuar mobilitetin.

Shaqiri i prezenton ndryshimet e vazhdueshme në ligjet për nëpunësit administrativ, punonjësit e sektorit publik dhe shërbimin e lartë udhëheqës, duke treguar se po bëhet harmonizimi i tyre.

 

 

Ndërsa ai gjithashtu informoi se tashmë kanë filluar procedurat për zhvendosjen e punonjësve sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit,

“Ky është një proces i rëndësishëm dhe besoj se të gjithë do të sistemohen në një mënyrë të përshtatshme dhe se nuk do të ketë njeri që nuk do ta pranojë punën e ofruar. Është çështje individuale, mund të kemi dallime, mund të kemi heqje të kontratave për arsye të caktuara, gjithçka varet nga organet që vendosin për të”, tha Shaqiri, kur u pyet për mundësinë që punonjësit sipas Marrëveshjes së Ohrit të refuzojnë dy herë një pozitë në një nga institucionet./nmk-post

Advertisement

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like