Shaip Kamberi tmerron Serbët

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka vendosur flamurin kombëtar në Kuvendin e Serbisë gjatë seancës së sotme plenare.

Kamberi përballë flamurit të Serbisë ka vendosur edhe atë kuq e zi duke nxitur reagimin edhe të kryetarit të Kuvendit, Ivica Daçiq.

Daçiq i kërkoi Kamberit ta largojë flamurin duke thënë se kjo përbën shkelje të rregullave të Kuvendit.

“Ne nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të Kuvendit, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, ka thënë Daçiq, por Kamberi iu kthye duke thënë se është cenzura ajo që po e shtyn Daçiqin ti kërkojë heqjen e flamurit.

Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Bërnabiq.

Advertisement

Kamberi pastaj tha se për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti?Nne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like