Serbia, Bosnja dhe Sllovenia zbusin masat anti-Covid

Nga e hëna masat epidemike në Serbi, Slloveni dhe në Kantonin e Sarajevës në Bosnjë janë zbutur. Qendrat tregtare në Serbi tani do të lejohen të punojnë nga ora 06:00 e mëngjesit në 22:00. Megjithatë baret dhe restorantet që ndodhen brenda qendrave tregtare nuk do të lejohen të hapen.
Punonjësit e qendrave tregtare duhet të mbajnë maskën gjatë orëve të punës ndërsa hapësirat e përbashkëta duhet të dezinfektohet çdo një orë. Lejohet puna pa kufizim e farmacive, stacioneve të karburanteve, shërbimet e shpërndarjes së ushqimeve dhe klinikat dentare. Një vendim i ngjashëm për të lehtësuar masat u mor edhe në Kantonin e Sarajevës, ku ndër të tjera u rihapën shkollat fillore dhe palestrat. Mjetet e transportit publik lejohen të punojnë vetëm me 50% të kapacitetit.
“Do të ketë presion mbi Albin Kurtin për dialogun”
Pas 11 ditë kufizime, Sllovenia filloi nga e hëna hapjen graduale, përfshirë shfuqizimin e orës policore në fuqi prej gjashtëmuajsh dhe rihapjen e shkollave. Hapen dyqanet dhe institucionet kulturore.
Maska është do të jetë e detyrueshme vetëm në mjediset e brendshme ndërsa jashtë nuk do të jetë më një detyrim për sllovenët.
Përmirësohet gjendja epidemiologjike edhe në Greqi ku u rihapën shkollat e mesme, por nxënësit dhe mësuesit do të duhet të vetëtestohet në mënyrë periodike në mënyrë që të shmanget ndonjë shpërthim tjetër i infeksionit.
Përjashtim në rajon bën Maqedonia Veriore dhe Kosova. Dy vende me fushata të kufizuara vaksinimi ku autoritet u detyruan të shtrëngojnë sërish masat parandaluese./Infokus/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like