Serbi – Videolojë me k r i m e lu*fte, njëra nga to paraqet v r a s jen e Adem Jasharit

Në internet mund të gjenden disa video-lojëra në të cilat simulohen konfliktet ush*tarake, që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi, e aty, si pjesë e misioneve, gjithashtu mund të “luhen’ edhe krimet e luftës. Aktualisht, platforma më e famshme në Serbi është “Ar*mia Srbija”, ku përdoruesit mblidhen për të luajtur njëkohësisht në kohë reale në internet, përcjellë Klan Kosova.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën video-lojë, qitësi i parë, (First-per*sonshooter – FPS), në të cilën lojtarët janë pjesë e një ushtrie të caktuar dhe luf*tojnë kundër robotëve kompjuterikë, që drejtojnë një ush*tri rivale.
Ata publikojnë lojërat e tyre (lojtarë të video-lojërave) në platformën YouTube më të njëjtin emër, e cila ka rreth 2,400 ndjekës.
Kështu, më 23 tetor, u publikua një video e grupit me titull “Lu*fta aktuale: Operacioni Anti-te*rrorist në Rahovicë”. Lojtarët janë të veshur me uniforma të maskuara me shenjat e policisë serbe.

Siç shkruan Radio Evropa e Lirë loja zhvillohet në zonën e fshatit afër Preshevës, në jug të Serbisë dhe në përshkrimin e videos thuhet se operacioni, “pasoi provokimet e t e r r o r i s t ë v e shqiptarë pranë Rahovicës më 13 maj 2001”.
“Në atë ditë, nga drejtimi i rajonit Loki, në 6:10 të mëngjesit, u hap zj*arr kundër këmbësorisë në një kodër mbi Rahovicë. Më vonë, në orën 7:00 të mëngjesit, nga drejtimi i fshatit Rahovicë, eks*tremistët hapën zj*arr ndaj pozicioneve të for*cave të sigurisë”, thuhet në përshkrimin e misionit. Videoja ka rreth 900 shikime.

Presheva ndodhet në jug të Serbisë, dhe sipas regjistrimit të fundit, rreth 80 për qind e popullsisë janë shqiptarë. Operacioni “Rahovicë” në jetën reale ka ndodhur në maj të vitit 2001, kur for*cat e ar*matosura jugosllave rrethuan fshatin etnikisht shqiptar Rahovicë, duke marr kontrollin mbi këtë fshat që kontrollohej nga pjestarët e U s h t r i s ë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Njëri nga misionet e “Ar ma Srbija” është edhe “Operacioni Jashari”, i cili simulon veprimin e policisë serbe në mars të vitit 1998, kur u v*ra njëri nga komandantët e UÇK-së, Adem Jashari, së bashku me më shumë se 50 anëtarë të familjes së tij.

Advertisement

“Detyra jonë është që të lik*uidojmë Adem Jasharin”, thuhet në përshkrimin e videos, e cila është publikuar në mars të vitit të kaluar dhe deri më tani, ka afro 85,000 shikime.
Në shkurt të vitit 2019, në këtë platformë u publikua edhe misioni tjetër, “Operacioni Reçak”. Në jetën reale, 45 civilë shqiptarë u vr*anë në operacionin e policisë serbe në janar të vitit 1999 në Reçak, ngjarje kjo që ishte një nga arsyet më të forta për bashkësinë ndërkombëtare për të filluar ndër*hyrjen e NATO-s në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë më 24 mars 1999.

Në përshkrimin e operacionit në këtë video-lojë, masa*kra e Reçakut nuk përmendet fare.
”Sipas planit të operacionit, forcat e MUP-it (Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë) ishin të ndara në dy grupe. Grupi i parë kishte për detyrë të kapërcente llogoret mbi fshat dhe ta push*tonin atë, në mënyrë që të siguronin hyrjen dhe të bllokonin rrugën për tërheqjen e ter roristëve. Ndërsa grupi i dytë do ta sulmonte vetë fshatin. I gjithë operacioni u mbështet nga njësia e brigadës 243 të mekanizuar të Ush*trisë Jugosllave, e cila mbante një pozicion në lindje të fshatit”, thuhet në përshkrimin e videos.

https://klankosova.tv/ne-serbi-krijohen-video-lojera-me-krime-lufte-njera-nga-to-paraqet-vrasjen-e-adem-jasharit/?fbclid=IwAR0bJoVuTUbCGPQi0EjextapQftwf2bzzfYmb-xSO_NFgFEIMlM4R6RSgaA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like