Senati miraton pakon stimuluese të COVID-19 në SHBA

Senati ka kaluar projektligjin prej 1.9 trilion dollarësh që ka për qëllim ndihmën e amerikanëve të prekur nga koronavirusi.

Votat kanë qenë 50 me 49 dhe tash projektligji pritet të kthehet sërish në Dhomën e Përfaqësuesve për votim përfundimtar para se presidenti Joe Biden ta nënshkruaj dhe të shpallet si ligj, shkruan CNN.

Demokratët janë përballur me presion për të qëndruar të bashkuar që ta kalojnë atë para 14 marsit. Demokratët e lanë të hapur votimin në Senat për 11 orë e 50 minuta, që është koha më e gjatë në historinë e Senatit, derisa arriti në votimin përfundimtar.

Advertisement

Pakoja afër 2 trilion dollarësh përfshinë ndihma financiare për amerikanët, për shtetet e qytetet, shkollat, bizneset e vogla dhe për shpërndarjen e vaksinave.

© KOHA.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like