Selmani: Politikanët maqedonas janë të interesuar vetëm për fondet e BE-së

Analisti politik dhe gazetari Naser Selmani në emisionin “ENTER” tha se elita politike maqedonase nuk është e interesuar për të hyrë në Bashkimin Evropian, duke komentuar zhvillimet e fundit me çështjen e Bullgarisë, përcjell nmk-post.

 

“Ata janë të interesuar për fondet e BE-së në këtë proces integrimi. E kanë pushtetin 100 për qind, edhe krimin edhe korrupsionin, këtyre tanëve ua hedhin ndonjë kockë. Nëse 100 mijë kanë nënshtetësi bullgare, 100 here 4 janë 400 mijë. Ju kur keni pasaportë ju jeni evropian. Fëmijët e tyre studiojnë pa lekë falas, që fëmijët shqiptarët mund të ëndërrojnë. Realisht ata që janë të interesuar për të hyrë në BE janë shqiptarët, turqit.. Jam i bindur se dy partitë kanë konsensus që të mos integrohen në BE. Ata do të gjejnë arsye vazhdimisht”, ka deklaruar Selmani në emisionin “ENTER”.

Advertisement

 

 

 

Ai tha se për në NATO ishte SHBA ajo që e kreu punën, ndërsa për në BE nuk beson se ka ndonjë fuqi i cili mund t’i detyrojë. /SHENJA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like