Sela uron shqiptarët për ditën e alfabetit!

Kryetari i Aleancës për Shqiparët, Ziadin Sela, përmes një statusi në facebook ka uruar popullin shqiptar për 22 nëntorin, ditën e alfabetit.

Ja dhe statusi i plotë/

Të nderuar bashkëkombas, kudo që ndodheni, të dashur shqiptarë, albanologë të vendit dhe të huaj, dashamirë të gjuhës sonë të bukur shqipe, muaji Nëntor si gjithmonë na vjen me festat më të rëndësishme për kombin, ndër të cilat edhe kjo e ABC-së shqipe.

Në betejën e madhe kulturore e shkencore, që u zhvillua në Manastirin historik, nga data 14 deri më 22 Nëntor, ngadhnjeu e vërteta toleranca dhe zëri i arsyes, i të gjithë delegatëve pjesëmarrës në këtë Kuvend. Të pranishmit në këtë Kongresi historik për gjuhën dhe alfabetin e saj, intelektualët , gjuhëtarët, shkrimtarët dhe atdhetarët, që erdhën nga katër anët e hapësirave shqiptare, dolën me një zë, miratimin e një alfabeti me bazë latine, garancë e vetme, me ardhmëri të sigurtë drejt popujve dhe kulturës së tyre evropiane.

Kongresi i Manastirit, që punimet i përfundoi më 22 Nëntor të vitit 1908, bashkë me ate të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe të Tiranës, të vitit 1972, janë ngjarjet kulmore të kulturës sonë, prej ku doli gjuha letrare shqipe, vlera ndër më të rëndësishmet e qenies sonë kombëtare.

Advertisement

Këtë të arritur historike, që kaloi rrugë të mundimshme deri në fitoren e plotë, assesi nuk duhet lejuar të nënçmohet, të deformohet e të neglizhohet nga askush, qofshin ato edhe elita politike, siç janë edhe këto të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që assesi ta jetësojnë të plotë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që nënkupton gjuhën shqipe.

Urime Festën e Alfabetit shqip, të kësaj gjuhe perëndie, siç thoshte Naimi ynë i madh, GËZUAR!

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like