Sela tregon a e kanë bllokuar pakon e pestë ekonomike për qytetarët

Është gënjeshtër e madhe se ne po e bllokojmë pakon e pestë për ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve në krizën e nxitur nga Kovid-19, duke e kushtëzuar atë me Ligjin për shtetësi, tha Ziadin Sela, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk.
“Nuk e bllokojmë, ne kemi dorëzuar amendamente, megjithatë kush është komisioni i cili debaton për këtë punë, sepse erdhi koha që tani ta them të vërtetën për këtë temë. Ajo është Komisioni për Financa dhe buxhet, ndërsa atje, njejtë si në Komisionin për çështje evropiane, mund të kesh edhe 100 mijë amendamente, debati në këtë komisioni zgjat tre ditë. Më tregoni sa ditë dhe muaj është debatuar kjo temë se ne e kemi bllokuar pakon e pestë ekonomike i cili duhet të ju ndihmojë qytetarëve. Gjithë muajin thuhet kjo gënjeshtër dhe e pavërtetë para qytetarëve” tha Ziadin Sela.

Sela edhe njëherë potencoi rëndësinë e votimit të Ligjit për Shtetësi, për shkak se sipas tij, një pjese të madhe të qytetarëve ju mohohen të drejtat themelore për jetesë. “Këta njerëz për të cilët unë flas, këta qytetarë 30 vite nuk marrin asnjë pagë, ata nuk kanë të drejtë as të konkurrojnë për punë, nuk kanë të drejtë në sigurim shëndetësorë, nuk kanë të drejtë të vdesin në mënyrë të dinjitetshme në spitale. Edhe këta janë qytetarë. Edhe ata jetojnë në kushte edhe më të vështira se kategoritë tjera të qytetarëve” theksoi Sela.

Advertisement

Ndërkaq, ai shtoi se Qeveria e RMV-së në mungesë të mjeteve financiare për të ju ardhur në ndihmë qytetarëve, po manipulon duke ia hedhur fajin koalicionit ASh-AAA, ai edhe njëherë potencoi se nuk është fajtor për bllokimin pakos së pestë ekonomike. Është gënjeshtër se kemi bllokuar pakon e pestë ekonomike, sepse ne sa të duam ta bllokojmë, ajo vlen për tre ditë. Të gjitha amendamentet tjera, tre ditë pasi të bllokohet, gjegjësisht do të debatohet për amendamente, të gjitha tjerat do të ngelin të pa debatuara dhe do të hidhen dhe pastaj mund të vazhdojnë të ndajnë ndihma për qytetarët. Megjithatë, mesa duket këta nuk kanë para, edhe kërkojnë që fajin për këtë të ja hedhin Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Kjo është gënjeshtër. Gënjeshtër e cila me muaj thuhet nëpër konferenca për shtyp, ndërsa duhet të ju kërkojnë falje qytetarëve që po tallen me situatën e tyre të vështirë” tha Sela.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like