Sela takon ambasadorin e BE-së

Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së në Shkup, kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka pasur takim me Ambasadorin David Geer.

Sela, Ambasadorin Geer e ka informuar në lidhje me iniciativën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, për të kërkuar mision evropian për rishqyrtim të rasteve të montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadorit gjithashtu Sela i dorëzuar kërkesë zyrtare drejtuar Komisarit për fqinjësi dhe zgjerim te Komisionit Europian z.Oliver Verhelyi për të mobilizuar urgjentisht një iniciativë gjithëpërfshirëse evropiane për shtetin e së drejtës, përfshirë riaktivizimin e Grupit Priebe.

Në këtë takim bashkëbiseduan edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në Maqedoni, gjë të cilën e konfirmojnë vazhdimisht raportet ndërkombëtare si ai i Transparency International më 28 janar të këtij viti.

Advertisement

Sela tha se me Ambasadorin, bashkëbiseduan
edhe për përmbajtjen skandaloze të teksteve shkollore dhe nevojën urgjente për ndryshimin e tyre, si dhe iniciativën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës mbi ndryshimin e Ligjit për shtetësi.

Në fund, me Ambasadorin Geer janë dakorduar që ky takim ishte i dobishëm dhe u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdoj në të ardhmen./Nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like