• 25-10-2021

Sela dhe Gashi urojnë muajin e Ramazanit

Krerët e dy partive opozitare, ASH-AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashin kanë uruar besimtarët musliman për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, informon Nmk-post.
Ziadin Sela
Më rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, më lejoni tju uroj gjithë besimtarëve të fesë islame, fillimin e këtij muaj me rëndësi të veçantë shpirtërore dhe humane.
Muaji i Ramazanit, është muaji i sakrificës por edhe i begatisë njëkohësisht, duke e begatuar shpirtin tonë drejt unitetit dhe solidaritetit. Është muaj i tolerancës, faljes e i pajtimit.
Urojmë që lutjet tona këtë muaj të bekuar të shkojnë për shëndetin tonë, të familjeve tona dhe mbarë njerëziimin, aq më tepër kur situata me pandeminë na ka krijuar një lidhje më të madhe se më parë.
Agjerim të lehtë, dhe shëndet të mirë!

Afrim Gashi
Fillimi i muajit të agjërimit, si rëndom, vjen bashkë me buzëqeshjen dhe gëzimin e besimtarëve agjërues.
Shfrytëzoj rastin që, në vigjilje të këtij muaji të bekuar, t’jua uroj nga zemra fillimin e muajit të agjërimit dhe të lutem që sofra e iftarit, më shumë se tryezë ushqimi, të jetë moment i kontemplimit dhe shprehjes së dashurisë e harmonisë familjare, por edhe kulm i ngritjes shpirtërore. E në çastin kur lutjet pranohen, të mos i harrojmë skamnorët, të vobektit dhe të sëmurit, veçanërisht ata që në këtë kohë vuajnë nga virusi Covid-19.
Agjërimi, pos tjerash, është edhe mundësi që, duke dëshmuar sakrificën dhe përkushtimin e heqjes dorë nga gjërat e kësobotshme, ta dëshmojmë edhe gatishmërinë dhe vendosmërinë tonë vetëmohuese për ideale më të larta dhe për vlera më sublime.
Zoti e pranoftë agjërimin tonë dhe qoftë ky Ramazan shkallare përmes së cilës besimtarët ngrihen më pranë Zotit të tyre!

Read Previous

Kasami uron besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit

Read Next

Ali Ahmeti uron muajin e shenjtë të Ramazanit

%d bloggers like this: