Sela: Bullgaria duhet ta pranojë pakicën maqedonase

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se Bullgaria duhet ta pranojë pakicën maqedonase.

Nëse shihet se çfarë kërkohet nga Bullgaria, sipas Ziadin Selës, kjo nuk ngjan me sjelljet e një vendi anëtar në BE, por në BE ka shumë vende anëtare që ndalojnë fqinjët e tyre të jenë të pranuar.

“Besoj në parimin e vetëvendosjes për çdo qytetar dhe këtu s’ka mëdyshje. Kur japim deklarata të tilla, duhet të lejojmë që edhe të tjerët të ndjehen ashtu siç ndjehen. Kjo do të ishte një fillim i mirë për fqinjësi të mirë”, tha Sela.

Advertisement

Ai shtoi se këto duhet të jenë qëndrimet e Maqedonisë kur një nga prioritetet kryesore është fqinjësia e mirë.

“Mendoj se fqinjët duhet të pranohen me njëri-tjetrin, duhet që t’i pranojnë pakicat, kjo është e drejtë e çdo qytetari”, tha mes tjerash Ziadin Sela./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like