Sela: Alimi sot duhej të ishte i lirë dhe jo t’i ulej denimi

Lideri i Aleancës për Shqiptarë Ziadin Sela nëpërmjet një postimi në llogarin e tij në facebook ka reaguar për vendimin ndaj Feta Alimit duke e quajtur si vendim të padrejtë.

Postimi i plotë i Selës:

Feta Alimi sot duhej të ishtë i lirë dhe afër familjes së tij, dhe jo ti ulej dënimi nga 7 vite në 6 vite nga Gjykata e politizuar dhe e partizuar e Apelit. Fetau nuk mund as të krahasohet me organizatorët e as më dhunuesit dhe as te relativizohet me te burgosur tjerë fajtor kryesor të ngjarjes se 27 Prillit. Gjykatat tona janë larg ndarjes së drejtësisë përderisa në një proces gjyqësor i trajtonë të barabartë agresorin dhe viktimën. Drejtësia do të vijë bashkë me ndryshimin!

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like