Sekuestrohet marihuanë në Strugë, arrestohet dileri

Policia dje në rrugën midis fshatrave Vishnja dhe Belicë e Epërme të Strugës, nga një automjet me targa të Gostivarit sekuestroi marihuanë dhe e arrestoi një diler droge nga Shqipëria fqinje.

“Dje rreth orës 11:30, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për në Frangovë, pas informatave të mara operative, në rrugën e fshatrave të Strugës, Vishnja dhe Belicë e Epërme ndaluan një automjet pasagjerësh “Ford Fokus” me targa të Gostivarit, në pronësi të A.S. (41) nga fshati Llakavicë e Gostivarit, i drejtuar nga F. C. (20) nga Shqipëria, ndërsa në automjet ishin edhe B.L. (34) dhe T.E. (26), të dy nga Shqipëria. Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, u gjet marihuanë që i përkiste F.C. informojnë nga MPB-ja.

Advertisement

Personat janë dërguar në stacionin policor, ndërsa F. C. u ndalua për procedurë të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, do të dorëzohet një raport i duhur në prokurorinë kompetente.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like