Breaking News :

nothing found
08-06-2023

Së shpejti do të nis regjistrimi i veturave me targa të huaja

Advertisement

Problemi i vetëm që ende nuk mund të regjistrohen automjete me targa të huaja që qarkullojnë nëpër vend ishte Rregullorja për Përcaktim Individual të Automjeteve, që tashmë është miratuar. Jam i bindur që sot ose nesër do të botohet në Gazetën Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi, tha sot Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Zgjidhja ligjore që kemi miratuar përcakton që Ligji të hyn në fuqi 20 ditë pasi të botohet në Gazetën Zyrtare. Pikërisht në nene të caktuara të Ligjit është paraparë të miratohen rregullore të përshtatshme, ndërsa dje Ministria e Ekonomisë miratoi rregulloren për miratimin individual të automjeteve. Tani Byroja e Meteorologjisë dhe institucionet e tjera si Administrata Doganore janë të lirë të fillojnë regjistrimin e automjeteve që janë paraparë me zgjedhjen e fundit ligjore”, tha mes tjerash Bekteshi./Alsat

 

Advertisement

Read Previous

Rama tërheq premtimin: Nuk mund t’i dhurojmë vaksina Kosovës

Read Next

Aksident i rëndë në hyrje të Sarajit