Ambasada Gjermane në Kosovë njofton se emisari do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet.
“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.
Më tej thuhet se konferenca e tij për media do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
