Dega e Aleances per Shqiptaret ka mbajtur Kuvendin e Degës, me çrast kryetar i saj eshte zgjedhur Erduan Saliju. Të pranishëm në Kuvend kanë qenë edhe kreu më i lartë i ASH-së, me ne krye Arben Taravari.
“Në Studeniçan Aleanca për Shqiptarët sapo themeleoi degën e saj me njeriun që e ringjalli këtë degë Suat Saqipi, e prej sot si Kryetar Dege do ta prin një njeri fisnik si Erduan Saliju” ka shkruar Taravari.
Nga ana tjetër kryetari i ri i degës ka thënë se kjo zgjedhje për të ëshfë një përgjegjsi e madhe, duke u zotuar se do ta ushtroj me përkushtim të madh. Në vazhdim ai ka vënë në dukje se prapa tij qëndron një ekip me të rinjê me plot energji dhe përgjegjsi profesionale, të cilët kanë eksperiencën e duhur për tu përgjigjur kërkesa të qytetarëve të kësaj zone.
Ersuan Saliju është ekonomist i diplomuar, dhe ka eksperiencë të madhe në fushën e financave. Për një kohë të gjatë ka menaxhuar Ndërmarrjen Komunale të Pastrimit në Komunën e Studeniçanit.