Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Sadiki: Një fëmijë shpëtoi, u kthye për të shpëtuar familjarët pastaj edhe ai u dõgj!

Advertisement

Kryetari i komunës së Studenianit në një intervistë për televizionin Bullgar, BTV ka kërkuar zbardhjen e rastit. Në rrëfimin e tij, pas varrimit të viktimave nga Studeniaçani, Sadiki ka thënë se një person ka arritur të dalë i gjallë nga autobusi por ka kthyer t’i shpëtoj familjarët dhe për së dyti nuk arriti të dalë nga flakët.
Ai ka thënë se për zbardhjen e rastit mban tek Bullgaria e cila është anëtare e BE-së dhe hetimet sipas Sadikit duhet të jenë të drejta sepse siç thotë, nëse nuk tregohet e vërteta do të ketë shumë pasoja.
“Për të afërmit dhe për ne si komunë është e rëndësishme që të zbardhet rasti. Ne duam të dimë të vërtetën. Kemi shumë dyshime. Thuhet se autobusi ka qenë pa licencë dhe duhet të zbulohet se çfarë është bartur në autobus dhe nëse ka pasur ndonjë gjë të kundër ligjshme. Mendimi ynë është se njerëzit nuk kanë vdèkûr nga àksidèntî, por nga zjàrrî në vetë autobus. Kemi informacione se një fëmijë ka arritur të zbresë nga autobusi, është kthyer për të shpëtuar një familjar dhe është djègûr. Nëse kjo tràgjèdi nuk zbardhet, do të ketë shumë pasoja. Shpresa është që Bullgaria është anëtare e BE-së dhe do të ketë hetime të drejta dhe kjo është kërkesë edhe e familjeve edhe e neve si komunë”, tha Sadiki, për BTV, transmeton monitor.mk.

Advertisement

Read Previous

Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë

Read Next

Ja cilat ministri do t’i udhëheq Alternativa