Sa pacientë u pranuan për 24 orë në klinikat e Shkupit? Tregon MSh-ja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 32 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 486 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në repartet infektive në kryeqendër.

 

 

Edhe përkundër numrit të lartë të të pranuarve në Kovid Qendrat, sot në ora 08:00 kishte 30 vende të lira, ndërkohë që gjatë ditës pas lirimit të të shëruarve nga spitali, pritet që të rritet numri i shtretërve të lira si në Klinikën Infektive po ashtu edhe në Spitalin 8 Shtatori.

Advertisement

 

 

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se të gjitha repartet kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilën kanë nevojë për oksigjeno terapi./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like