Sa mërgimtarë janë regjistruar deri më tani në Maqedoninë e Veriut

Dita e tretë e regjistrimit të diasporës, pjestarëve të armatës jashtë vendti, të burgosurve dhe të pa strehëve, po  rrjedh pa asnjë problem. Deri në orën 8 të mëngjesit, drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostol Simovski njoftoi se në aplikacion janë regjistruar rreth 18 000 persona nga diaspora.

Simovski sqaroi se aplikacioni është I sigurtë dhe në bazat e të dhënave ka nw qasje vetëm persona tw certifikuar nga Enti, madje nuk ka qasje as vetë ai si drejtor.

Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave     

“Bazat janë të mbrojtura maksimalisht. Bazat janë tonat dhe askush nga jashtë nuk ka qasje, as kompania e cila e ka punuar aplikacionin nuk mund të ketë qasje tek bazat e të dhënave.  Edhe në vetë institucionin është vendosur protokoll, se kush mund të hyj në këto baza. Ato janë persona të certifikuar. As unë personalisht nuk mund të hyj tek bazat e të dhënave”.

Simovski së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska vizituan Qendrën e të pastrehëve në Vizbeg, për të parë rrjedhën e regjistrimit, të gjithësej 105 personave sa numëon kjo qendër. Shahpaska deklaroi se regjistrimi do t’i ndihmojë ministrisë për mënyrën se si do t’i krijojë politikat e saja në të ardhmen.

Advertisement

Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale 

“Të dhënat që do t’i fitojmë nga regjistrimi për strukturën e grup-moshave të popullsisë, do të thonë kontribut serioz për atë se si ministria do t’i krijojë politikat e saja, për ndërtimin e objekteve për akomodimin e fëmijëve në kopshte, gjithashtu do t’i bëjë projektet e saja për shtëpi për strehim të personave të moshuar”.

Faza e parë e regjistrimit përfundon më 21 mars.

Ky regjistrim i paraprin regjistrimit zyrtare të popullsisë, amvisërisë dhe ndërtesave, që do të filloj më 1 prill dhe përfundon më 21 prill.

Emine Ismaili /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like