









Rumania e azhurnoi “listën e kuqe” të vendeve ose zonave me rrezik të lartë epidemiologjik nga Kovid-19 dhe hyn në fuqi më 5 shtator, kumtoi agjencia rumune Agjerpres.
Qendra kombëtare rumune për mbikëqyrjen dhe kontrollin e sëmundjeve infektuese (CNSU) në listën e kuqe e kyçi edhe Maqedoninë e Veritu, sipas shkallës më të lartë kumulative të incidencës për Kovid-19.





Krahas Maqedonisë së Veriut, në “listën e kuqe” janë edhe Serbia, Mali i Zi si edhe Estonia, Shqipëria, Tunizia, Mauriciusi, Xhamajka, Libani, Palestina, Beliz, Antigva dhe Barbuda, Surinami dhe Brunei.
Spanja, Lihtenshtajni dhe Maroku hynë në”zonën e verdhë”, pas uljes së numrit të rasteve të reja të koronavirusit.
Me rritjen e incidencë, Norvegjia, Austria, Bosnjë e Hercegovina, Luksemburgu, Vietnami dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u transferuan në “zonën e verdhë”, ndërsa Finlanda, Malta, Androa hynë në “zonën e gjelbër”.