Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka njoftuar se sonte ka qëndruar për vizitë në një familje në fshatin Muzeqinë të Shtimes.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ndihet i nderuar nga pritjet e ngrohta që po iu bëhen nga familjet kosovare.
“Sonte, ishim në fshatin Muzeqinë të Shtimes, në vatrën e familjes Shahini. Takova kryefamiljarët e këtij fshati si pjesë e përbashkimit tonë të madh. I nderuar me pritjen e ngrohtë që po na bëhet në çdo anë. Kështu, me kaq ngrohtësi e entuziazëm, rrugën e re e bëjmë bashkë”, ka shkruar Abdixhiku.
Advertisement
Postimi i plotë i tij:
Advertisement
Advertisement