“Rruga” dyshohet të jetë shkak i të shtënave me armë në Aktash

“Rruga” dyshohet të jetë shkak i të shtënave me armë në Aktash

Një sulm i cili ka mundur të përfundojë me tragjedi, ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Gazmend Zajmi” në Aktash të Prishtinës.

Klan kosova nga vendi i ngjarjes i rrethuar nga policia, tha se sipas dëshmitarëve, rasti ndodhi për shkak të “lëshimit të rrugës”.

“I dyshuari ishte me motoçikletë, tjetri me veturë (punëtori i një picerie). Ata kishin filluar konfliktin verbal, më pas personi me motoçikletë zbriti dhe e kishte goditur fizikisht dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës”.