Rrëfimi tronditës i infermierit në Polici: Kam vrarë 4 të moshuar, më ndihmoni të mos e përsëris

Estimated read time 1 min read

Një infermier 48-vjeçar është arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ka rrëfyer se ka qenë shkaktar i vdekjes së 4 personave të cilëve u shërbente si kujdestar.

Mario Eutizia, shkoi vetë te Karabinierët të enjten dhe pranoi gjithçka kishte bërë.

Sipas mediave italiane, 48-vjeçari ka rrëfyer se në të katër rastet, ku kishte dhënë doza qetësuesish shumë herë mbi nivelin e lejuar pacientëve të tij, duke u shkaktuar vdekjen. Sipas tij, këtë e kishte bërë i shtyrë nga një “ndjenjë e thellë dhembshurie dhe mëshire për viktimat”.

Advertisement

Dy prej vrasjeve kanë ndodhur në vitin 2014, por autoritetet ende nuk kanë identifikuar dy viktimat.

Ndërsa dy raste të tjera, janë regjistruar njëri dhjetorin e kaluar dhe tjetri në mars të këtij viti.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like