Rovena Stefa nis përgaditjet për Turkvision, kënga është mjaft e bukur

“Festivali i këngës Turkvision në 20 Dhjetor transmetohet nga Radiotelevizioni Kombetar turk Trt. Kënga përfaqësuese “Zjarr”(Ates) nga Shqipëria është kompozuar nga Ebrar Mazhar me tekst të Avni Qahili e kënduar Shqip dhe Turqisht nga Rovena Stefa”. Ky është statusi që artistja e njohur Rovena Stefa ka postuar në faqen e saj, ku ne mësojmë se ajo tashmë ka nisur përgaditjet për realizimin e klipit, e megjithëse ky është festival ku marrin pjesë shumë shtete e që do të jetë vetëm online e me anë të klipeve, Rovena është gati që t’i përfaqësojë shqiptarët sa më denjësisht. Nuk dihet ende megjithëse duhet që edhe ndonjë televizion i madh shqiptar ta trasmetojë këtë event të madh, por se cili apo jo nuk kemi informacione. Mediat turke dhe rrjetet sociale kanë nisur të shkruajnë fjalë të mëdha për artistet shqiptare duke e quajtur një prej emrave më me zë e ku pritshmëria e të gjithëve është e madhe dhe duke ditur dhe këngën mjaft të bukur që ajo ka. Urime Rovena ne presim që të shkëlqesh ti dhe gjithë shqiptaria me pjesëmarrjen në Turkvision!.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like