Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Ronaldo posedon rezidenca luksoze dhe vetura në vlerë 53.4 milionë euro

Advertisement

Jeta e Cristiano Ronaldos ka qenë një kapërcim drastik nga një fëmijë i varfër në zotërimin e pallateve gjithëpërfshirëse si një legjendë e Portugalisë.

Ikona e Manchester United ka shtëpi dhe vetura në vlerë më shumë se 45 milionë funte (53.4 milionë euro), nga një mega-rezidencë në Madeira me vlerë shtatë milionë funte dhe një veturë sportive të tipit “Bugatti” prej 8,5 milionë funtesh, e deri te një Mercedes modest prej 14,000 funtesh (16 mijë euro). Por nëse e gjithë pasuria e tij mund të mbushte vetëm një nga 20 veturat e tij luksoze, atëherë vlera e shtëpive dhe automjeteve të tij mezi do të zinte një vend të vetëm pasagjeri, shkruan The Sun. sh-sulmuesi i Real Madridit dhe Juventusit, 36 vjeç, mendohet të ketë një vlerë neto prej rreth 363 milionë funtesh (431 milionë euro).

Dhe gjatë gjithë karrierës së tij ai me sa duket ka fituar, shpenzuar dhe investuar rreth 789 milionë funte (937 milionë euro).

Për 363 milionë funte (431 milionë euro) mund [me sa duket] të kishte nisur një anije kozmike në hapësirë (gjë e cila kushton 335 milionë funte apo afërisht 397 milionë euro) dhe të kishte ende mjaftueshëm para për të blerë një aeroplan privat. Ose nëse shkuarja e hënë nuk i lë përshtypje, me para të tilla një njeri mund të blejë edhe gjithë ekipin e Newcastle – i cili kushton rreth 300 milionë funte (356 milionë euro).

Në vend të kësaj, Ronaldo ka investuar në prona dhe dashurinë e tij për veturat.

Gjithçka është aq larg nga një fëmijëri e vështirë, ku ai u përjashtua nga shkolla, u diagnostikua me një sëmundje të zemrës dhe u rrit në një zonë të privuar të Madridit me një baba alkoolik.

Tani ‘portofoli i pasurive të paluajtshme’ të tij vlerësohet në më shumë se 23 milionë funte (27.3 milionë euro), në krye me një rezidencë katërkatëshe në Madeira të blerë vitin e kaluar.

Advertisement

Read Previous

LSM kundër propozimit të KSI-së: Vaksinimi duhet të jetë zgjedhje personale e punëtorëve

Read Next

E diela – ditë jopune,ja kur do të miratohen ndryshimet