Ronaldo e Pepe për herë të parë sonte luajnë ndaj njëri tjetrit

Sulmuesi Cristiano Ronaldo dhe mbrojtësi Pepe, për herë të parë do të jenë kundërshtar të njëri tjetrit në një ndeshje zyrtare, përcjell Insajderi.

Kjo pasi Juventuesi udhëton për në Portugali për t’u ndeshur me Porton, ndeshje e vlefshme në kuadër të fazës eliminatore të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.

Dy lojtarët kanë luajtur kohë të gjatë bashkë tek Real Madridi si dhe tek kombëtarja e Portugalisë.

Por, sonte do të mundohen ta ndalin njëri tjetrin.

Advertisement

Kjo është ndjenjë e veçantë për Pepen i cili e shprehi atë.

“Do të jetë një përballje e veçantë me të, sepse asnjëherë nuk kam luajtur kundër Ronaldos gjatë gjithë karrierës. Megjithatë, jam stërvitur me të shumë herë”, tha ai. /Insajderi.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like