Roboti i parë në botë që zhvillon një intervistë

Realizimi i një roboti si Sophia na bën të besojmë edhe më fort se sa shumë është zhvilluar shkenca dhe teknologjia dekadat e fundit! Madje, avancimi i vazhdueshëm i këtij roboti, i cilësuar si i pari humanoid në llojin e tij e bëjnë edhe më kurioze gjithçka lidhet me të!

Roboti Sophia është prodhuar nga kompania “Hanson Robotics”, me qendër në Hong Kong dhe është i pari robot që ka fituar shtetësinë e Arabisë Saudite.

“Jam shumë e nderuar dhe krenare për këtë vendim të veçantë. Është historike të jesh roboti i parë i njohur edhe me një shtetësi”, u shpreh Sofia gjatë marrjes së statusit të saj të ri në konferencën “Future Investment Initiative” në Riyadh të Arabisë Saudite. Në dukje ngjan me një njeri të zakonshëm, dallimi më thelbësor i saj vihet re përtej mimikës së “çuditshme” të fytyrës, në pjesën e pasme të kokës. Aty gjendet njësia bazë elektronike, e cila e vë në funksionim atë.

Ajo përdor një sistem të ngjashëm me atë Eliza, e cila është një nga tentativat e para drejt arritjes së simulimit të një bashkëbisedimi, ashtu si Chatbot-ët. Të gjitha përgjigjet janë të vendosura në një cloud, e cila gjatë gjithë kohës regjistron rekorde të reja, i ruan dhe kështu Sofia në të ardhmen, por edhe robotët e tjerë do të përmirësohen nëpërmjet machine learning.

Advertisement

Një bashkëbisedim me Sofinë, duket tepër realist, madje ajo ka dhënë disa intervista deri më tani në shumë shtete të botës.

Intervistën e fundit e ka realizuar me Tony Robbins, amerikanin e famshëm, autorin e shumë librave, mentorin e milionave njerëzve në mbarë botën. Ky i fundit, këtë përvojë të çmuar dhe unike e ka ndarë edhe virtualisht me ndjekësit e tij, duke shprehur emocionin e një eksperience kaq të veçantë siç është intervista më të parin robot humanoid në botë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like