Rikthehet NOTA Fest

Festivali aq shumë i dashur për artëdashësit e muzikës së lehtë në Shkup, rikthehet sërish. Klan Maqedonia transmeton se juria e “Nota Fest 2020” e përbërë nga personalitete të artit si; Arben Asllanaj, Ramiz Jusufi – Ciki, Ilira Ismaili, Shpend Ahmeti, Lira Bojku me mbikqyrjen e Adem Ymerit, pasi dëgjuan me kujdes materialet muzikore të artistëve konkurentë nga Shqiperia, Kosova ,Maqedonia dhe Kalabria, më në fund vendosën të përzgjidhnin 15 këngët më të mira për konkurim. Interesimi dhe profesionalizmi ka qene si asnjëherë më parë në historinë e festivalit “Nota Fest”. Aktiviteti më i rëndësishëm muzikor Shqiptar në Maqedoni, me në krye Drejtorin e festivalit Avni Aliu, me regji të Labeata Ramizit, Drejtor artistik Arben Asllanaj, organizatore dhe skenariste Sava Lena, si dhe drejtuese të festivalit Klodiana Vata pritet të mbahet në Shkup në muajin dhjetor të këtij viti.
Stafi i festivalit përcjell falënderime të veçanta për të gjithë artistët.
Lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 16-të të Festivalit “Nota Fest 2020”.
1.Mustafa Imeri – Sonata
2.Eliona Qira -Të harrova
3.Hana Palloshi -Ç’ka ka ikur, më nuk vjen
4.Gramos Aliu-E dalura nga ëndrrat
5.Grejsi Kozeli-Thirrëm
6.Lis Asllanaj-Hajgarja e jetës
7.Majlinda Cikaqi-Sikur dje
8.Rea Nuhu -Na dy
9.Mirsad Jakupi -Tango e fundit
10.Xhesika Polo -Frymë
11.Pepa Marriti Band-Poezia
12.Pjetër Doda-Vetmuar
13.Artan Bakija-Për një dashuri
14.Eranda & Hana Haskaj-Të dua dhe vuaj
15. Sara Berisha-Të ndarë

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours