Rikthehet ideja e ndryshimit të kufijve, mediumi slloven publikon letrën për ndarje të Bosnjës e bashkim Kosovë-Shqipëri

Mediumi slloven Necenzurirano.si ka publikuar sot një dokument që sipas tyre është dokument diplomatik jozyrtar që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan, konkretisht shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës, aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.Sipas këtij mediumi një dokument jozyrtar është dërguar nga kryeministri slloven Janez Jansa në Bruksel i cili flet për kufinj të ri në shtetet e Ish-Jugosllavisë. Por, askush deri më tani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht që presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel e ka pranuar një dokument të tillë nga Sllovenia zyrtare, transmeton Gazeta Express.

Por ky dokument diplomatik jozyrtar që parasheh shpërbërjen e Bosnje e Hercegovinës, aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Serbinë ekziston, të cilin e ka publikuar ky medium slloven.Tek pjesa e dokumentit jozyrtar ku flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përmendet se në Kosovë 95% e popullatës dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë dhe se situatë e ngjashme është edhe në Shqipëri.“1.) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë. “Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin vendas shqiptar të Shqipërisë. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa Serbe e Kosovës do të marrë status special – duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut. Është një provincë autonome në Italinë veriore, ku shumica e popullsisë është gjermanishtfolëse”, thuhet në dokument.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like