Ribalanci i Buxhetit pret për miratim në Kuvend

Ribalanci i Buxhetit me të cilin praktikisht duhet të fillojë implementimi i pakos së katërt të masave, e kaloi debatin e amandamenteve dhe tani pret miratimin e tij në mbledhje të Kuvendit.

Në ueb faqen e Kuvendit, tani për tani nuk është caktuar mbledhje e Kuvendit për ribalancin, i cili është i dyti për këtë vit për shkak të përballjes me pasojat nga kriza me koronavirusin.

Në të, të ardhurat janë më të ulëta për 0,2 për qind në krahasim me ribalancin e parë, shpenzimet janë më të larta ër 4,2 për qind, ndërsa deficiti është rritur për 22,6 për qind në krahasim me ribalancin e parë. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 196,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 253 miliardë denarë. Deficiti është 8,5 për qind të BPV-së.

Advertisement

Kompetentët nga Ministria e Financave shfaqin bindje se Buxheti është në gjendje të mirë dhe se me kohë do të paguhen të gjitha obligimet.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours