Rezultoi pozitiv ndaj Covid, Macron flet për gjendjen shëndetësore

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zbuluar detaje lidhur me shëndetin e tij, një ditë pasi u konfirmua pozitiv me Covid-19.


Përmes një video në Twitter Macron thotë se është mirë dhe se do të raportojë në mënyrë transparente për gjendjen e tij shëndetësore.

“Nuk ka asnjë arsye që gjërat të shkojnë keq,” tha ai në një postim në Twitter, duke shtuar se do të vazhdojë të merret me punët e qeverisë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë.

 

Presidenti i Francës, rezultoi pozitiv një ditë më parë, ndërsa shfaqi shenja të virusit, si lodhje, kollë dhe ethe.

Advertisement

Macron do të izolohet për shtatë ditë, por do të vazhdojë të kryejë aktivitetet e tij në distancë.

Ai është lideri më i fundit botëror që është infektuar me koronavirus. Më parë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like