Rexhepi: Provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim, nënçmim për një komunitet të tërë

Estimated read time 1 min read

Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi i ka quajtur grupacione të dyshymta personat që kanë përdhosur flamurin shtetëror dhe atë kombëtar shqiptar, përcjell TV21. Ai në konferencë për shtyp bëri apel deri te të gjithë qytetarët që të ruhet qetësia.

“Flamuri kombëtar shqiptar digjet, provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim, ndërsa dhuna poliore ndaj një manifestimi tradicional, paqedashës, ndëshkon vetëm shqiptarët, bëhet e qartë se kemi të bëjmë me një qasje të qëllimshme për të poshtëruar dhe për të nënçmuar një komunitet të tërë”, tha mes tjerash Rexhepi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like